Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ta…ta…ta…gjakos”/ Artan Hoxha: Ja çfarë zbulon audio-përgjimi i ri që dorëzova në SPAK për “21 Janarin”
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ishin 4 qytetarë që u vranë nga të shtënat e Gardës së Republikës gjatë protestës para Kryeministrisë në 21 janar 2011. Ditën e sotme në “Shqipëria Live”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi audio-përgjimin që ka dorëzuar në SPAK, që sipas tij, çoi dhe në rihapjen dhe rihetimin e çështjes. Hoxha tha se në audi-përgjim janë regjistruar komunikimet që kreu i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi ka patur me të gjithë zinxhirin e autoriteteve, nga efektivët e tij, tek Ministria e Brendshme dhe vetë kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. “Është një audio-përgjim që e kam dorëzuar në SPAK personalisht. Unë për çdo deklarim në SPAK kam qëndruar mbi 4 orë. Berisha sot vetëm 2...