Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Miratohet hapja e dosjeve të Epstein, votimi në kongres erdhi pas ndryshimit të qëndrimit të Trump
Të dyja dhomat e Kongresit amerikan ranë dakord të urdhërojnë departamentin e drejtësisë të SHBA-së të publikojë dosjet e pedofilit famëkeq, Jeffrey Epstein.Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese 427 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa Senati e miratoi unanimisht me shpejtësi pa një votim formal. Lëvizjet vijnë vetëm disa ditë pasi Presidenti Donald Trump ndryshoi qëndrimin e tij dhe i kërkoi Kongresit të votojë për të zbuluar të dhënat pas kundërshtimit publik nga shumë prej mbështetësve të tij.Javën e kaluar, Trump dhe lidhjet e tij me Epstein u rikthyen në titujt kryesorë të lajmeve pasi u publikuan më shumë se 20,000 faqe dokumentesh, disa prej të cilave përmendnin presidentin. Çështja pritej të merrte disa ditë për të mbërritur në Senat por pas votimit masiv...