Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

Seanca për qeverinë në Kosovë! Përpjekja e fundit e Vetëvendosjes me mandatar për kryeministër Konjufcën

Kuvendi i Kosovës është mbledhur këtë të mërkurë për dy seanca të jashtëzakonshme plenare: fillimisht për miratimin e buxhetit dhe më pas për votimin e zgjedhjes së qeverisë së re. Seanca e parë për buxhetin dhe komisionet parlamentare nisi në orën 11, vetëm me prezencën e deputetëve të Vetëvendosjes, pasi partitë e tjera e bojkotuan. Deputetët do të mblidhen sërish në mesditë për të votuar për qeverinë e re me mandatar Glauk Konjufcën. Nëse edhe kjo seancë dështon, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /vizionplus.tv