Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kryeministri Rama intervistë për gazetën holandeze: Nuk kemi nevojë për veto për anëtarësimin në BE, duam të bëhemi më të fortë së bashku
Shtetet e vogla kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos pas anëtarësimit. Kështu deklaroi të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e përkohshëm të Holandës, Dick Schoof. “E drejta e vetos nuk është vetëm një pengesë psikologjike në procesin e anëtarësimit,” tha Rama në një intervistë për de Volkskrant, “ ajo gjithashtu paraqet, siç e keni parë shpesh vitet e fundit, një kërcënim real për unitetin e BE-së. Dhe ne duam pikërisht të kundërtën. Ne nuk jemi këtu për të prishur punë, për t’ju dobësuar apo për t’ju shtuar ankthin.” “Ne duam të bëhemi më të fortë së bashku dhe, për ta arritur këtë, jemi...