Begaj takohet me homologun e Republikës Çeke, konfirmon bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e Shqipërisë në BE

Begaj takohet me homologun e Republikës Çeke, konfirmon bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel. Kreu i Shtetit u prit në një ceremoni solemne në Pragë. Fillimisht, Presidenti Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë më homologun Pavel dhe pas takimit me praninë e delegacioneve përkatëse u mbajt konferenca e përbashkët për mediat. Integrimi i Shqipërisë në BE, mbështetja e Republikës Çeke në këtë proces, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor, çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike ishin në fokus të këtyre takimeve. Presidentët Begaj dhe Pavel konfirmuan angazhimin për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe për paqen e stabilitetin në Evropë. Duke iu referuar lidhjes së miqësisë dhe solidaritetit mes dy popujve...