Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami
Gjykata e Tiranës liroi nga qelia ish-efektivin e policisë Jeton Lami që dyshohet se hodhi me tirtol lokalin në pronësi të Saimir Sinës në Kamëz. Nga hetimet u zbulua se tritoli u vendos në bashkëpunim me Flogert Mezhikën dhe Florin Domin, pasi pronari refuzoi tu jepte 500 mijë euro si gjobëvënie. Dy të përfshirët e tjerë, gjykata penale i la në burg pa afat. Për të njëjtin krim në kërkim është shpallur Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili po ashtu në fillim të vitit u përfshi në vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz./vizionplus.tv