Rama prezanton projektbuxhetin, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën kryeministrit. Debat për tunelin e Llogarasë

Rama prezanton projektbuxhetin, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën kryeministrit. Debat për tunelin e Llogarasë

Kryeministri Edi Rama prezantoi në parlament buxhetin dhe paketen fiskale që çel mandatin e 4 të qeverisjes socialiste. Por diskutimi i ligjeve më të rëndësishme financiare të vitit u kthye nga opozita në një debat për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, dhe në shenjë proteste deputetët demokratë i kthyen kurrizin kryeministrit Edi Rama gjatë gjithë fjalimit të tij. “Shumë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj.” Para se të sqaronte buxhetin, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj akuzave të demokratëve për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, dhe marrjen të pandehur të saj nga SPAK-u për tunelin e Llogarasë. “Përsa i përket tunelit të Llogarasë, dua të them se ai 50 milionëshi është si 450 milionëshi i...