Nga ‘Dosja 5D’ te ‘Buxheti 2B’, Bardhi zbardh skemën e korrupsionit: Fondet përfundojnë në xhepat e Ballukut dhe Ramës

Nga ‘Dosja 5D’ te ‘Buxheti 2B’, Bardhi zbardh skemën e korrupsionit: Fondet përfundojnë në xhepat e Ballukut dhe Ramës

Kreu i Grupit Parlamentarë të PD, Gazmend Bardhi, në një fjalim të ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, akuzoi qeverinë dhe shumicën parlamentare për mbrojtje të korrupsionit dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke e cilësuar buxhetin e ardhshëm si një mjet për të pasuruar një grup të vogël në kurriz të qytetarëve. Ai kritikoi ashpër zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila sipas tij është “e pandehur” nga SPAK për abuzim me fonde publike, duke përfshirë 50 milionë euro vetëm në projektin e tunelit të Llogarasë. Bardhi denoncoi mbrojtjen e saj nga shumica parlamentare dhe e përshkroi rolin e kryeministrit Edi Rama si peng dhe bashkëpunëtor të Ballukut në korrupsion, duke argumentuar se fondet publike po menaxhohen nga një grusht individësh të korruptuar për pasuri dhe pushtet personal....