Karim Adeyemi thyen heshtjen pas gjobës 450 mijë euro: Kam dështuar si shembull

Karim Adeyemi thyen heshtjen pas gjobës 450 mijë euro: Kam dështuar si shembull

Futbollisti i Borussia Dortmund dhe partneri i reperes Loredana, Karim Adeyemi, ka reaguar për herë të parë pas bujës së madhe që solli lajmi se ai ishte gjobitur me rreth 450 mijë euro nga autoritetet gjermane. Sipas mediave, Adeyemi u vu nën hetim pasi në një pako të porositur online u gjetën objekte të ndaluara nga ligji, një histori që futbollisti e cilëson si një gabim të pafalshëm nga pakujdesia. Nëpërmjet një ‘Instastory’, Adeyemi ka shpjeguar se gjithçka nisi në fillim të vitit 2024, kur ai kishte porositur nga interneti një të ashtuquajtur “Mystery Box” nga “Darknet”, pa e menduar pasojën. Brenda saj ndodheshin objekte që, sipas ligjit gjerman, klasifikohen si armë të ndaluara. Pakoja kishte mbërritur me muaj vonesë dhe, siç tregon ai, krejt...