Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rekord historik në botën e artit! Portreti i Elizabeth Lederer shitet për 236 milionë dollarë
Portreti i Elizabeth Lederer, i pikturuar nga Gustav Klimt, u shit në Sotheby’s për 236 milionë dollarë (rreth 204 milionë euro), duke vendosur një rekord personal për artistin dhe duke u bërë vepra e dytë më e shtrenjtë në histori të ankandeve. Ankandi u zhvillua në selinë e re të Sotheby’s në Breuer Building, Madison Avenue, New York, duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe mediave ndërkombëtare. Piktura, e porositur nga prindërit e Elizabeth Lederer në vitin 1914, ishte pjesë e koleksionit të magnatit të kozmetikës Leonard Lauder, i cili ndërroi jetë në qershor të vitit të kaluar. Lauder e kishte blerë këtë portret në vitin 1985 nga galeria Serge Sabarsky. Portreti i Elizabeth është i pari nga tre veprat e Klimt-it të përfshira në ankandin...