Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dyshime për pastrim parash, Prokuroria e Vlorës sekuestron 3.5 mln euro pasuri
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuri të paluajtshme me vlerë totale rreth 3.5 milionë euro të shtetasit Agron Lamaj dhe shoqërisë tregtare “Rei Royal” shpk. Masat e sigurimit pasuror u morën në kuadër të procedimit penal nr. 1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në total u sekuestruan 17 pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, njësi tregtare, garazhe dhe parcela trualli në zonën e Vlorës dhe rrethina. Lista e pasurive të bllokuara përfshin: 2 parcela pemëtore (1 000 m² dhe 600 m²) në emër të shtetasve A.L. dhe bashkëshortes;1 truall 249.5 m²;2 apartamente (126.6 m² dhe 143.7 m²) në emër të...