Paqja Fiskale, ja sa subjekte do të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore

Paqja Fiskale, ja sa subjekte do të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se lista e përfituesve nga fshirja e borxhit tatimor dhe doganor përmban 202 mijë tatimpagues. Gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2026 në seancën plenare të Kuvendit, ministri Malaj iu përgjigj një pyetjeje të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, mbi listën e përfituesve. Ai shpjegoi se për të marrë listën e plotë dhe të ndarë sipas nivelit të borxhit, do të duhej një kërkesë formale nga Kuvendi drejt Ministrisë së Financave, e cila do të mund të bëjë të ditur detyrimet tatimore dhe doganore që fshihen. Ministri Malaj theksoi se qeveria ka miratuar së fundmi ligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili synon të...