Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Prefektja e Vlorës inspekton situatën nga reshjet: Ja zonat më problematike në Qark
Nga ura e vjetër e Mifolit ku ndodhej për një inspektim të situatës, prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi foli për situatën e reshjeve në këtë qark. Sipas saj më problematike situata paraqitet në bashkinë e Finiqit dhe të Delvinës, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Kalasës, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa akse. “Bashkia Finiq dhe e Delvinës kanë patur problematika. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar deri të lartë. Kemi pasur problem në akset rrugore, kemi pasur dalje të lumit të Kalasës. Bllokimi në këto dy bashki ka ndodhur edhe si pasojë e inerteve prezentë në rrugë. Në gatishmëri janë strukturat për të marrë masat, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të atyre zonave”. Sipas prefektes...