Vlorë, sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 3 milionë euro, zbulohen detaje

Vlorë, sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 3 milionë euro, zbulohen detaje

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3,5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit ‘Rei Royal’ shpk. Nën sekuestro janë vendosur apartamente, garazh e njësi biznesi, shkruan A2. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, u sekuestruan në total 17 pasuri. Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë: Pasuria e llojit “Pemëtore” me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.; Pasuria e llojit “Pemëtore”, me sip. 600 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.; Pasuria e llojit “Truall” me sip 249.5m2; Pasuria...