Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kujdes, mos e mbani telefonin në dorë sepse nuk do t’ju besojnë…
Njerëzit priren të ndërveprojnë më pak me të tjerët kur mbajnë një celular në dorë, mjafton të futesh në një autobus apo edhe në një restorant për ta vënë re. Por, përveç se na bën më të ftohtë nga ana sociale, telefoni na bën edhe më mosbesues: na vështirëson aftësinë për t’u besuar të tjerëve. Këtë e ka zbuluar një studim i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley. Para dhe besim Studiuesit iu kërkuan dy grupeve të studentëve (të gjithë të panjohur me njëri-tjetrin) të luanin në çift një lojë besimi, në të cilën vihej në lojë një shumë parash. Loja ishte konceptuar në mënyrë që, nëse partnerët kishin besim se tjetri do të kthente një shumë të caktuar, të dyja palët do të përfitonin. Studentët ishin...