Vrau dy persona pas debatit për aksidentin, kërkohen 25 vite burg për ish-policin

Vrau dy persona pas debatit për aksidentin, kërkohen 25 vite burg për ish-policin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkon dënimin me 25 vite burg të shtetasit Tomorr Çela për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 2103 të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar, por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente. Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës 20:30 në lagjen nr.9, rruga B.Curri, ka qëlluar me armë...