Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar
Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se, autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar.
Deklarata u bë pas përfundimit të dëshmisë së tij në SPAK, teksa në komunikimin me gazetarët jashtë këtij institucioni Berisha tha se Rama e organizoi 21 janarit, për shkak të egos së tij për pushtet, në atë që e cilësoi si protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
“Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.
Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit.
Ky ishte shkaku i mosthirrjes.
Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune.
Ku janë ata mbështetësit e saj?
Nuk janë këtu.
Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune.
Kjo është e vërteta.
Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.
Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë”, tha Berisha.
Berisha: Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar
