‘Delvina në situata emergjente nga përmbytjet’, Zhupa: Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë

‘Delvina në situata emergjente nga përmbytjet’, Zhupa: Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video nga situata e përmbytjeve sot në Delvinë. Zhupa shprehet se situata është e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore. Ina Zhupa kërkon një ndërhyrje urgjente të shtetit. “Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate. Reagimi i plotë i Ina Zhupës:   Situata në Delvinë është tejet e vështirë për shkak të përmbytjeve! Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura...