Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe Venecias, kërkojnë ndihmë për ekspertizë për reformën zgjedhore
Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kanë dërguar një letër për drejtoreshën e ODIHR dhe Komisionin e Venecias. Sipas letrës, dy bashkëkryetarët e reformës Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kërkojë ndihmë për vënien në dispozicion të ekspertizës së tyre. “Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju parashtrojmë në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj, nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it, për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës”, thuhet në letra.