Berisha ia ‘ngec’ Bashës dhe Prendit: Erdhën në zyrë dhe më thanë se do shkelësh mbi kufoma nëse…

Ish-kryeministri Sali Berisha, për herë të parë përballet me SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit.
Pasi iu shmang dy herë fletëthirrjeve, Berisha prej 2 orësh u mor në pyetje nga prokurori Alfred Shehu si person që ka dijeni për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 2011, kur Edi Rama asokohe drejtues i opozitës protestonte para zyrës së tij kryeministrore.
Sali Berisha: Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma. Ministri dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë . Isha njeri në detyrë. Më thanë të largohem nga zyra. Ajo ishte zyra ime dhe u thash nuk lëviz. Qendrova në zyrë deri në fund.

Berisha habit para SPAK: Audio e 21 janarit është zero…të falsifikosh është gjëja më e thjeshtë! Është imituar edhe zëri i Obamës

Sali Berisha para SPAK thotë se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.
Gazetarja : Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar.
Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.
Gazetarja : Ka një audio
Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.

Krimi shtetëror i 21 janarit, Berisha mbron Gardën: Ka vepruar sipas ligjit, s’ka pasur urdhër për të qëlluar

Sali Berisha pretendon se nuk ka pas asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar
“Garda nuk funksionin me urdhër, por funksionon me ligj. Garda dhe çdo vendroje e armatosur funksionin me ligj, e qëllove, duhet të qëllojë në ajër, po insistove duhet të qëllojë të këmbët, vazhdove sërish, duhet të neutralizojë. S’ka pasur urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë”, tha Berisha.