Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Historia e errët e Kullës së Londrës, ja çka ndodhi brenda saj
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s që nga viti 1988. Por kur u ngrit në vitin 1080, ishte sinonim i shtypjes së huaj. Në fakt në fillim Kulla e Londrës ishte fortesa e ndërtuar me porosi të Uilliam Pushtuesit, Duka i Normandisë. Pasi mundi Haroldin, mbretin e anglosaksonëve, në Betejën e Hastings në vitin 1066, padronit të ri të ishullit iu desh të ruante kontrollin dhe të shtypte çdo rebelim. Kulla e parë (e quajtur Kulla e Bardhë që nga shekulli i 13-të, dhe aktualisht ndërtesa kryesore e kompleksit) kishte pikërisht këtë synim: të ruante qasje në lumin Tamiz dhe t’u kujtonte të gjithëve fuqinë normane. Teksa i është nënshtruar riparimeve të vazhdueshme, Kulla është përdorur gjithmonë, dhe...