Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sonte në Prishtinë, Opera dhe Filarmonia e Kosovës me koncert premierë
Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, si dhe Kori i Operës së Kosovës, nën drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli, do të sjellin një koncert ekskluziv, sonte, më 19 nëntor 2025, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Koncerti organizohet në bashkëpunim me Fondacionin Domenico Bartolucci, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Kosovës në Romë. Ky koncert i paraprin prezantimit të Filarmonisë së Kosovës në Romë më 23 nëntor 2025 – si pjesë e ngjarjeve në shënim të Jubileut në Vatikan. Në këtë koncert do të interpretohet oratoriumi për solistë, kor dhe orkestër “La Tempesta sul Lago” nga Domenico Bartolucci. Kasti i solistëve...