Serialet turke, një “epidemi” kulturore globale

Serialet turke, një “epidemi” kulturore globale

Nga Mimoza Cika Në dy dekadat e fundit, serialet turke janë shndërruar në një dukuri ndërkombëtare që ka pushtuar ekranet televizive në shumë vende të botës. Nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Amerika Latine deri në Evropën Jugore, miliona njerëz ndjekin çdo ditë historitë për kohën e Sulltanëve, historitë e dashurisë, intrigave dhe dramave familjare turke. Serialet e njohur historik si “Sulejmani i madhërishëm” apo seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, “Osmani“ kanë arritur shifra rekord shikueshmërie. Seriali i njohur “Dashuri e erret” (Kara Sevda) arriti të transmetohet në 110 vende të botës duke u përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme. Ky fenomen, që shpesh përshkruhet si një “epidemi” kulturore, ngre pyetjen: pse pikërisht serialet turke kanë arritur këtë ndikim kaq të...