Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“50 mln euro që vodhi Balluku…”/ Seanca plenare, Bardhi: Rriti vlerën e tunelit, se ‘ashtu e kishte ndjesinë’
Kreu grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ashpër është treguar në Kuvend ndërsa nuk i kurseu akuzat për Belinda Ballukut, pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga SPAK. Ai tha se me një të rënë të lapsit, Balluku vodhi 50 mln euro. Bardhi: Pensionistëve po u bëni sikur po u rritni pensionin, duke u dhënë muaj pas muaji 100 mijë lekë, ashtu siç u dhatë bonusin në fund të vitit. Qeveria e solli projektbuxhetin në shkelje të Kushtetutës. Dy javë pasi nisi diskutimi i buxhetit, vetëm të premten e javës së shkuar qeveria solli si pjesë të diskutimeve këto 8 ligje, të cilat i miratuat në 2 orë diskutime, pa dëgjuar asnjë institucion, asnjë prej grupeve të interesit. I shqyrtuat dhe miratuat...