700 familje shqiptare do dëbohen nga Anglia, Rama: Zhgënjyese që Sekretarja e Brendshme i bën jehonë

700 familje shqiptare do dëbohen nga Anglia, Rama: Zhgënjyese që Sekretarja e Brendshme i bën jehonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të laburistes Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas.“Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Sekretarin e Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, @ShabanaMahmood, citoj “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil si justifikim për rifillimin e kthimit të familjeve.Si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës të së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria...