Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTOLAJM / Berisha në SPAK për 21 Janarin, Rama shfaqet në Parlament për buxhetin
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në seancën e Kuvendit ku do të diskutohen projektligjet e paketës fiskale për buxhetin e vitit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, kryetari i Partisë Demokratike, prej më shumë se një ore vazhdon të pyetet në SPAK për ngjarjet e 21 janarit. Në foton e fiksuar nga LSA, kreu i qeverisë shihet teksa bisedon me ministren e brendshme, Albana Koçiu, ndërkohë që e pranishme është edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.