Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Më mirë të shoh shpinat tuaj, sesa fytyrat”, Rama: Noka, si Shefqet Peçi dhe Lei Feni
Teksa Kuvendi ka nisur seancën maratonë për projekt-buxhetin e vitit 2026, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama. Gjatë këtij momenti, deputetët e Partisë Demokratike i kthyen kurrizin kryeministrit, por batutat e Ramës nuk munguan. Ai mori në mbrojtje kryeparlamentarin Niko Peleshi, ndërsa tha: “Niko mos u bëj merak se për besnikëri ndaj kryetarit s’ia kalon Flamur Nokës që besnikërinë e ka kthyer ne monopol brenda PD. Faleminderit që më nderoni fjalimin tim duke më treguar shpinat dhe jo fytyrat. Flamurin madje mund ta quajme Besnik Noka. Sepse për nga historia i ngjan shume Shefqet Peçit dhe Leo Fenit” – tha Edi Rama sot në Kuvend ndër të tjera.