Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës në vend,, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të keq. Sipas ministrisë gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.
SITUATA SIPAS QARQEVE
Qarku LezhëVijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.
Moti i keq/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve
