Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës
Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës Nga Klodian Tomorri Një javë më parë kryeministri Edi Rama u filmua i acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste dikujt në telefon me tone të ashpra. ““Për çfarë je bërë bashkëkryetar ti? Që të kriijosh pengesa. Për ça je vënë ti bashkëkryetar aty? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?” dëgjohej Rama teksa kërkonte llogari në telefon. Menjëherë sapo u transmetuan pamjet, në Shqipëri nisën aludimet se kujt po i bërtiste kryeministri dhe se për çfarë çështje bëhej fjalë. Shumë aluduan se zoti Rama ishte duke i ulëritur Arbjan Maznikun, bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale Administrative. Të tjerë thanë se personi në anën tjetër...