Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ekspozita “Koleksioni i Biblave” me bibla të rralla dhe 452 materiale me karakter biblik, të shtypura nga shekulli…
Nga Julia Vrapi Bibla të rralla, që nga shekulli i 15-të do të shfaqen për herë të parë për publikun në Tiranë. Ekspozita “Koleksioni i Biblave” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, një udhëtim unik në botën e librave të shenjtë dhe dorëshkrimeve që kanë shënuar shekuj kulture. Në këtë ekspozitë që hapet sot shfaqen për publikun rreth 100 bibla të rralla dhe 452 materiale me karakter biblik, të shtypura nga shekulli XV-XIX në Itali, Francë, Gjermani, Holandë, Greqi e më gjerë, së bashku me dorëshkrime dhe përkthime historike nga Buzuku, Budi, Bogdani, Kristoforidhi, Qiriazi, Fan Noli e Dom Simon Filipaj. Ekspozita është në bashkëpunim edhe me Institutin Italian të Kulturës, që shprehet se “Koleksioni i Biblave” i sjell publikut një pasuri të trashëguar ndër shekuj....