SPAK zbardh trukimin e tenderit të mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë, të njëjtët njerëz hartuan rregullat,…

SPAK zbardh trukimin e tenderit të mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë, të njëjtët njerëz hartuan rregullat,…

SPAK ka zbardhur skemën abuzive të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë, një procedurë ku të njëjtët persona kanë hartuar rregullat, vlerësuar ofertat dhe më pas shpallur veten fitues. Gazetari Elton Qyno raporton se sipas hetimeve, kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ishte Evis Berberi, vartësi i ministres, i cili ka pasur komunikime me inxhinierin grek Ioannis Kirkinezis të “Hill Internacional V.N.” për përcaktimin e çmimit të mbikëqyrjes dhe trukimin e garës, duke përfshirë edhe ortakë shqiptarë nga kompania “Net-Group”. Hetimi i SPAK, mbështetur në mesazhe dhe dëshminë e inxhinierit grek, tregon se të njëjtët persona që vendosnin rregullat e garës, më pas vlerësonin ofertat dhe shpallnin fituesit, duke krijuar një aleancë shqiptaro-greke të koordinuar nga Berberi dhe me miratimin e...