Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pseudonacionalizmat dhe kapriçot e Edi Ramës me britanikët krijojnë stuhi në Britani, operacioni fshesa përzë 700…
Një stuhi politike ka shpërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer paralajmëroi masa të reja drastike për emigracionin, të cilat prekin drejtpërdrejt komunitetin shqiptar. Sipas dokumentit politik “Mahmood”, rreth 700 familje shqiptare, përfshi gra dhe fëmijë, do të përballen me kthim të detyruar në Shqipëri nëse nuk pranojnë të largohen vullnetarisht. Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, gjatë fjalës së saj në Dhomën e Komunave, vuri theksin te shqiptarët, duke e përmendur marrëveshjen Londër–Tiranë si një “standard të artë” për procedurat e kthimeve. Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka treguar hezitim ndër vite për dëbimin e familjeve të refuzuara, duke i lënë të përfitojnë akomodim dhe mbështetje për periudha të gjata. Sipas planit të ri, familjet do të marrin fillimisht...