Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Nga SHBA në Rinas, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i dënuar me 30 vite burg për vrasje

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor. Prej muajsh, strukturat shqiptare, së bashku me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë, kanë shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç. Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 dhe i dënuar nga autoritetet italiane me 30 vite burg për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në qytetin e Astit në vitin 1999. Pas një periudhe të gjatë arratisjeje në Shtetet e Bashkuara, ai u arrestua këtë vit në...