Trump bie në sondazhe. Çmimet e larta dhe rasti Epstein e fundosin

Trump bie në sondazhe. Çmimet e larta dhe rasti Epstein e fundosin

Analizë nga Iacopo Luzi, La Stampa WASHINGTON Pas dhjetë muajsh nga fillimi i presidencës së tij të dytë, presidenti amerikan Donald Trump, ka arritur pikën më të ulët të popullaritetit mes qytetarëve amerikanë. Numrat nuk lënë dyshime: pëlqyeshmëria e tij ka rënë deri në 38%, niveli më i ulët që nga kthimi i tij në pushtet. Një rënie prej 9 pikësh krahasuar me janarin, kur ai kishte një mbështetje prej 47% , gjë që e ka bërë të bjerë afërsisht në të njëjtin nivel të miratimit që kishte paraardhësi i tij, Joe Biden, në fund të mandatit të tij (35%). Norma aktuale e popullaritetit e mban, megjithatë, ende larg nga 33%, që kishte në fund të presidencës së tij të parë, kur ai përpiqej të...