Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Luftë” kundër emigrantëve, cili është modeli danez i azilit që frymëzoi reformën e Anglisë?
Britania e Madhe do të nisë një rishikim të sistemit të saj të azilit, duke e bërë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe duke riinterpretuar ligjet për të drejtat e njeriut për ta bërë më të lehtë deportimin e emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht, në përpjekje për të ndaluar ngritjen e partisë populiste Reforma Angleze. Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood do të përshkruajë ndryshimet në mënyrën se si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të interpretohet nga gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë qeverisë kontroll më të madh mbi atë se kush mund të qëndrojë në Britani. Mahmood me anë të një reagimi bëri të ditur ndryshimet që përfshijnë katërfishimin në 20 vjet të kohës që refugjatët do të duhet të presin...