Java e Kulturës Kombëtare bashkon institucionet e Kosovës e të Shqipërisë në Tiranë

Java e Kulturës Kombëtare bashkon institucionet e Kosovës e të Shqipërisë në Tiranë

Java e Kulturës Kombëtare në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, nis me çeljen e ekspozitës dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”, njofton Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, e cila organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, do të prezantohen një sërë aktivitetesh nga 21 nëntori deri më 5 dhjetor. Të enjten, më 21 nëntor 2025, nga ora 17:00, Java e Kulturës nis me një ceremoni solemne, ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit të deritanishëm dhe krijimit të projekteve...