Hapet ekspozita “Çka s’shoh” në Hanin e dy Robertëve

Hapet ekspozita “Çka s’shoh” në Hanin e dy Robertëve

Më 20 nëntor, nga ora 19:00 në Hanin e dy Robertëve do të hapet ekspozita personale e Arbër Sahiti “Çka s’shoh”. Mugëtira e të pakonceptueshmes Nga Shkëlzen Maliqi Arbër Sahiti i takon brezit të artistëve kosovarë postkonceptualistë, të cilët po i rikthehen mediumeve klasike të shprehjes artistike. Në këtë rast, fjala është për pikturën. Mirëpo, “rehabilitimi” i pikturës nuk ndodh pa një pakt paraprak me konceptin, që e rikthen atë në medium preferencial të shprehjes. Ky konceptualizim i Sahitit, me ose pa vetëdije, lidhet me botëkuptimin platonist mbi realitetin, i cili shpërfaqet që në titullin e opusit “Çka s’shoh”. Ky titull, me ose pa pikëpyetje, të dy leximet janë të mundshme, si dy gjendje agregati të zëvendësueshme, i referohet paradoksit të shikimit dhe perceptimit të...