Do pyetet për 21 janarin, Sali Berisha mbërrin në SPAK

Do pyetet për 21 janarin, Sali Berisha mbërrin në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur nës SPAK. Gazetarja Anila Hoxha raporton se kryedemokrati do të pyetet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit. Berisha është thirrur nga SPAK si person në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ish-kryeministri Berisha ka firmosur fletëthirrjen e tretë të SPAK sot teksa u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në protestën e 21 janarit të 14 viteve më parë, Berisha mbante rolin e kryeministrit, ndërsa në protestën e organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë 4 persona. Për vrasjet u akuzua Garda e Republikës, ndërsa opozita e kohës, sot në mazhorancë akuzoi se pas urdhrave për vrasje qëndron ish-kryeministri.