Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reshje intensive shiu në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët
Situatë tepër e rënduar nga moti në fshatin Navaricë, bashkia Finiq. Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve. Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3 dhera në sekondë. Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.