Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Prej 26 vitesh në kërkim ndërkombëtar, 44-vjeçari ekstradohet nga SHBA
Një 44-vjeçar i dënuar për tentativë vrasje është ekstraduar ditën e sotme nga SHBA. Shtetasi Kamer Duhanxhiu, ishte arrestuar më herët këtë vit në Florida. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej 26 vitesh, pasi ishte dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burg për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti të Italisë. 44-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Itali ku do të përballet edhe me dënimin e tij. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të...