Berisha mbërrin në SPAK për 21 Janarin

Berisha mbërrin në SPAK për 21 Janarin

Sali Berisha është paraqitur në SPAK, për të dëshmuar për herë të parë si ish-kryeministër për 21 janarin. Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha. Këtij të fundit iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur të premten e 21 nëntorit, si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”. Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje me argumentin se do lëvizte jashtë territorit shqiptar, por ditën e djeshme, ai konfirmoi paraqitjen në SPAK gjatë kësaj të mërkure. Hetimet për 21 janarit...