“Edi Rama ka bërë llogaritë”/ Reagon ashpër avokati Cakrani: Në Parlament, deputetë pa sharm…ca barkderra

Avokati Kujtim Cakrani, i njohur për kritikat e tij të forta, paraqet një panoramë dekurajuese të parlamentit aktual, duke e krahasuar me atë të periudhës së Mbretërisë.
I ftuar në një studio televizive, ai evokon figura si Ali Bej Këlcyra, të cilin e përshkruan si “bilbilin e parlamentit”, dhe thekson se deputetët e asaj kohe ishin eruditë, poliglotë dhe patriotë të një kalibri të lartë.
Në kontrast të thellë, Cakrani i quan deputetët e sotëm njerëz “që nuk i njeh as komshiu”, pa asnjë arritje në jetë dhe pa aftësinë për të përfaqësuar me dinjitet. Ai shprehet se degradimi është total, duke filluar nga veshja e deri te mungesa e “sharmit” dhe klasit.
Cakrani e përshkruan Shqipërinë si një “autokraci elektorale”, ku çdo formë opozitarizmi ka kosto personale. Ai kritikon ashpër ata që heshtin për interesa të vogla personale, duke thënë se një intelektual i vërtetë merr përgjegjësi për kombin, edhe kur ka kosto.
Unë përveçse avokat, jam i apasionuar pas historisë dhe është e vërtetë ajo çfarë the ju që unë bëj krahasime dhe nuk është se dua të anatemoj dikë me ato krahasime, kuptohet, por, të kthehesh parlamentin e Ali Bej Këlcyrës, që ishte një, i thonë bilbili i parlamentit i kohës, ata që e njohin pak historinë e parlamentarizmit shqiptar, dhe ta kthesh parlamentin, ta çosh tek, jo te Zegjineja, po kur dëgjoj unë disa deputetë që nuk i njeh as komshiu i tyre, njerëz që s’kanë bërë asgjë në jetën e tyre, njerëz që nuk, as veten e tyre nuk e besojnë që janë në parlament. Domethënë do të thotë që ti t’i bësh kazmën parlamentarizmit dhe këtij vendi, dhe vendit në përgjithësi. Domethënë, kryetari i parlamentit ka qenë Pandeli Vangjeli dhe ti ta çosh parlamentin tek ku di gjë unë tani. E kuptove çfarë nivelesh po flasim apo jo? Po flasim të një niveli të kalibrit të lartë, jo vetëm patriotësh, por eruditësh, poliglotësh. Dhe kjo është keqardhja që unë kam.
Tani, sepse kur mblidhej ai parlamenti para ’40-ës, populli i Tiranës shkonte të dëgjonte kush fliste më bukur, oratorinë e përkryer të tyre. Ishin njerëz elitarë. Jo sepse vinin nga dhe nga familje me një origjinë të caktuar aristokrate apo kështu me radhë, por ishin, ishin vetë, e kupton apo jo? Ishin njerëz të cilët rrezatonin mirësi dhe sa i shikoje që në veshje. Nuk u shkon. Janë ca barkderra, ku di gjë unë, ca njerëz pa pas asnjë lloj lidhje që me sharmin. Pra njerëz pa sharm, e kupton apo jo? Domethënë, e kanë kthyer parlamentin shqiptar, unë nuk i vë dot një të dytë në botë. Nuk i vë dot, mor, një të dytë.
Shiko problemi qëndron që këta, jo se nuk duan tashmë. Sot në Shqipëri njerëzit janë të trembur. Tani, këtë ta jap me bindje të plotë. Unë jam njeri që lëviz edhe kontaktoj, komunikoj me lloj. Njerëzit sot në Shqipëri janë të trembur. Sepse ne, unë e kam thënë dhe publikisht, ne jetojmë në një autokraci elektorale. Në autokraci elektorale ne, Serbia dhe vende ish-sovjetike, si Bjellorusia, disa vende të tjera, jetojmë në autokraci elektorale. Pra që do të thotë, intelektual, tani fjala intelektual është shumë e madhe, apo ne e kemi, e kemi bërë këtë kështu, e kemi inflacionuar në nivel. Ai që është intelektual, merr përgjegjësi për kombin, për vendin e vet. Unë kështu e di. Ai që është intelektual i mirëfilltë, ka përgjegjësi për komunitetin, për kombin e kështu me radhë. Sepse shumë bukur, intelektualët mund të mos flisnin, por folën dhe vajtën u varën, u pushkatuan, u internuan, u burgosën. Folën. Tani, këta nuk janë intelektualë.
Këta janë ca, po ta përdor një shprehje, ca njerëz të shkolluar, të cilët për një arsye të caktuar, njeri ka djalin, njeri ka vajzën, njeri ka gruan, njeri ka një benefit tjetër diku e kështu me radhë, dhe këta heshtin. Sepse shikojnë atë rehatinë e tyre, të familjes së tyre, të rrethit të tyre, dhe kaq, nuk ju bëhet vonë fare më as për komshiun, as për grupin e caktuar, por as për kombin. Kjo është, përgjegjësi për kombin e marrin njerëzit e ditur dhe njerëzit të cilët me gjithë mend e duan atë, edhe pse mund të kenë kosto. Ore çfarë më duhet mua të flas që mëngjes kundër regjimit, kundër autokracisë? Po unë marr një kosto dhe kjo që po flas ka një kosto, po unë e kam marrë parasysh.
Kështu që, nëse këta nuk janë intelektualë. Sepse ju i glorifikoni aq shumë këta, saqë këta pastaj mbajnë dhe një qëndrim edhe ne jemi ajka. Jo, mor jo. Këta, përderisa nuk flasin, përderisa heshtin, për këta heshtin, do të thotë që këta nuk janë asgjë, janë hiç. Kjo është e gjitha. Tani më vjen, më vjen gjynah që tani, është ajo shprehja që nga Mustineja përfundon te Zeqineja. Tani, Edi Rama e ka bërë parlamentin të tillë sepse Edi Rama kërkon ta shkatërrojë parlamentarizmin. Dhe Edi Rama duke bërë kështu dhe edhe njerëzit ne, ne për çfarë po flasim sot? Për cilësinë e parlamentit. Dhe duke folur për cilësinë e parlamentit, edhe Edi Ramës i jep një mundësi që sot nesër që maniak të hajë njerëzit, nuk bëhet kjo punë, duhet presidenciale, të marrë përgjegjësi, populli ta votojë e kështu me radhë e bla bla bla.
Pra kjo është një strategji për mendimin tim që ndiqet për ta shkatërruar parlamentarizmin dhe të përfundojmë përsëri tek njëshi, tek njëshi që do të zgjidhet president. Kjo është qëllimi i Edi Ramës. Sepse padyshim që ai në atë organizatën e tij kriminale kishte, ka dhe njerëz të cilët janë më të iluminuar edhe nga Zeqineja apo nga X, nga Y, e kupton apo jo? Por jo, ai do çojë pikërisht ata që ta bëjë parlamentarizmin. Dhe ne ta diskutojmë, të fillojmë ta anatemojmë e kështu me radhë. Qëllimi i Edi Ramës është diku tjetër. Nëse Edi Rama është diabolik, Edi Rama ka bërë llogaritë.
Më 2027-ën mbaron mandati i Bajram Begajt, do të shkatërrojë parlamentin, do ta bëjë Shqipërinë republikë presidenciale. Dhe kjo është e gjitha që ai po e ka çuar, në e ka katandisur parlamentin me këtë lloj derexheje me njerëz të cilët nuk kanë asnjë profesion. Ore thosh Silvio Berlusconi, njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre, ti nuk mund t’i vendosësh të administrojnë vendin, shtetin, taksat, financat, ekonominë, sepse ai s’ka bërë asgjë në jetë, mor. Ja këta janë. Si mundet një njeri që s’ka bërë asgjë në jetë, mundet ti ta çosh në kuvend të bëjë ligje. Ç’punë ka ai me ligjet? Ç’punë ka mor me ligjet? Ose një njeri s’ka bërë asgjë në jetë, e ti e vendos ministër, ose kryetar bashkie. Ja kjo është, ky është shkatërrimi që i bëhet me laps.