Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kosovë/ Mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë
Kosova E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 09:18 Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 14:00, ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së. I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje pasi më 26 tetor Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë. Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.Konjufca u mandatua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më 4 nëntor.