Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër prej 12 orësh pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër prej 12 orësh pa energji

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta e kryesisht malore. Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar dhe dëme në fidrat që lidhin fshatra me rrjetin energjetik. Raportohet se mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës ku në orët e mbrëmjes duke vazhduar edhe sot, ka mungesë të korrentit në lagjet e sipërme. Ndërkaq situata paraqitet problematike dhe pa energji elektrike për më shumë se 12 orë në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagories, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxhërisë në Gjirokastër. Grupet e...