Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimin me PD: Ka çorganizim, askush s’mban përgjegjësi

Alimehmeti shpreh hapur zhgënjimin me PD: Ka çorganizim, askush s’mban përgjegjësi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se protesta e një dite më parë nuk ishte organizuar siç duhej dhe se PD duhet të ndërmarrë forma shumë më të forta reagimi. Alimehmeti theksoi se ajo që PD e quajti protestë, ishte në fakt një platformë e butë diskutimi, e cila nuk mund të gjeneronte pjesëmarrjen e kërkuar. “Nevojiten protesta të fuqishme, dinamike, energjike dhe të vazhdueshme. Ka forma të ndryshme ndërhyrjeje: ngujim, grevë urie, dhe shumë mjete të tjera të forta që mund të përdoren,” – u shpreh ai. Sipas Alimehmetit, demokratët do t’u përgjigjeshin këtyre formave radikale, por jo një aktiviteti të zbehtë si ai i një dite më parë. Ai shtoi se PD duhet të konsultojë strukturat dhe anëtarësinë...