Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Polonia ngre në ajër avionët luftarakë për të mbrojtur kufijtë, mbyllen dy aeroporte
Gjatë natës, Forcat Ajrore të Polonisë ngritën në ajër avionët luftarakë dhe vendosën sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore në gatishmëri të plotë, si reagim ndaj një vale të re sulmesh ruse kundër objektivave në territorin ukrainas. Lajmi u konfirmua nga Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake, e cila theksoi se masat u morën për shkak të sulmit të Federatës Ruse ndaj objektivave të vendosura në territorin ukrainas. Sipas njoftimit të Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Polake, “u dërguan çifte avionësh luftarakë”, ndërsa sistemet e zbulimit me radar u aktivizuan në nivel maksimal alarmi. Për të garantuar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, Polonia mbylli përkohësisht aeroportet e Rzeszóë dhe Lublin, një masë e bërë e ditur nga Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit...