Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kuvendi seancë maratonë, shqyrtohet në parim projekt-buxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale
Kuvendi çel sot më 19 nëntor 2025, në orën 10:00 një seancë parlamentare dyditore, ku në qendër të debateve do të jenë paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, dokumentet më të rëndësishme financiare të vitit. Seanca do të shqyrtojë ndryshimet ligjore që shoqërojnë buxhetin dhe “paqen fiskale”, që përfshin faljen e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese. Pavarësisht rëndësisë së paketës, opozita ka kundërshtuar mënyrën e procedimit, duke deklaruar se dokumentet kanë mbërritur me vonesë dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për një analizë të thelluar. Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar. Ligjvënësit do të diskutojnë në parim të gjitha projektligjet që përbëjnë paketën fiskale:...