Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“PD është copëtuar”, Balliu: Berishës i ka mbaruar epoka politike
Ish-drejtuesja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit”, deklaroi se protesta e fundit e thirrur nga Sali Berisha ishte një dështim i plotë dhe se demokratët nuk janë më të gatshëm të mobilizohen për interesa personale të ish-kryeministrit. Sipas Balliut, tubimi i organizuar ishte “protestë për një individ të vetëm”, me qëllim mbrojtjen e Berishës nga organet e drejtësisë. Ajo theksoi se qytetarët dhe demokratët nuk i përgjigjen më thirrjeve që lidhen me hallet personale të një personi, por kërkojnë kauza reale dhe çështje që prekin interesin e tyre. Ajo akuzoi ish-kryeministrin se po mban peng Partinë Demokratike dhe se situata aktuale brenda kësaj force politike është e rëndë. Balliu shtoi se Berisha ka zgjedhur...