Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Flini vonë? Mjekët paralajmërojnë për pasoja serioze për zemrën, ja çfarë duhet të bëni
Kronotipi është ritmi biologjik personal që ndikon në produktivitetin tonë dhe kontrollon ciklet e gjumit dhe zgjimit. Disa persona zgjohen herët dhe janë më produktivë në pjesën e parë të ditës – ky është kronotipi i mëngjesit. E kundërta është kronotipi i mbrëmjes, që përfshin njerëzit që zgjohen më vështirë dhe funksionojnë më mirë në orët e vona. Personat e quajtur “shqiponja të natës” japin maksimumin kur gjithçka qetësohet, duke arritur rezultate më të mira në pasditet dhe mbrëmjet e vona. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se jeta e natës mund të jetë ngarkesë për shëndetin kardiovaskular dhe atë psikik. Jeta e personave të natës është e lidhur ngushtë me disa zakone. Ritmi cirkadian i kronotipit të mbrëmjes zakonisht nuk është i sinkronizuar me lindjen dhe perëndimin...