Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bonusi përpara 11 majit: si u ‘joshën’ pensionistët në prag të zgjedhjeve
Pagesa e bonusit dhe premtimet për rritjen e pensioneve mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në favor të mazhorancës, por duket se ka pak gjasa që kjo e fundit po i afrohet një zgjidhjeje të qëndrueshme për reformimin e skemës së kontributeve shoqërore, e cila po përballet me rrezikun e kolapsit.Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh. “Çfarë të bëj më parë me ato lekë?” pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, ndërsa tregon se kohët e fundit ka filluar të ketë probleme me tensionin. Bashkëshorti i saj, 72...